E martë, 24 Maj, 2022
Tirana Press
  • Kryesore
  • Biznes
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Teknologji
  • Sport
  • Shkencë
  • Kulturë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Bota
Tirana Press

Taksat e reja dhe bursat çojnë naftën në nivele rekord afër 200 lekë për litër

by Editoriali
19/02/2022

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj.

Në pikat e tregtimit të “Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 192 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 194 lekë, po me rritje prej 8 lekësh.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 192 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë, ndërsa është afër niveleve më të larta që nga nëntori i vitit 2014. Nafta e papërpunuar është rritur ndërsa ekonomitë rikuperohen nga pandemia e COVID-19 dhe kërkesa gjallërohet.

Një tjetër arsye lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit. Në fundit inflacioni arriti në nivelin më të lartë të dekadës prëj 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 190-200, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 110-120 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 38 lekë më shumë se 10 vite më parë.

Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve të rishikohet çdo tre muaj.

Vetëm nga indeksimi i inflacionit nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër.

Previous Post

Pronat, ATP: Ndryshimet ligjore prekin mbi 4 mijë vendime, shteti duhet t’u kthejë pronarëve edhe 150 mln euro

Next Post

AMF çregjistron dy kompani agjente të bursave online, pezullon një të tretë

Next Post
AMF çregjistron dy kompani agjente të bursave online, pezullon një të tretë

AMF çregjistron dy kompani agjente të bursave online, pezullon një të tretë

ADVERTISEMENT

Recommended

SKAITECH sjell robotikën, dronët dhe inteligjencën artificiale në Shqipëri

SKAITECH sjell robotikën, dronët dhe inteligjencën artificiale në Shqipëri

4 muaj ago
Energjia, 3-4 herë më e lartë në tregun e lirë, rekordi në nëntor 

Energjia, 3-4 herë më e lartë në tregun e lirë, rekordi në nëntor 

4 muaj ago

Më Shumë

  • Editoriali
  • Kontakt
  • Reklamohu
  • Politikat e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • R&R

Menu

  • biznes
  • Bota
  • ekonomi
  • Kosove
  • kryesore
  • kulture
  • politike
  • Rajon
  • shkence
  • Sport
  • Teknologji

Adresa

  • NMG
  • TheSportyNews
  • Sipermarresi

Rreth Nesh

TiranaPress.com është një platformë mediatike me qëllim informimin e publikut në mënyrë transparente, të paanshme dhe kohërente.

© 2022 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

  • Kryesore
  • Biznes
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Teknologji
  • Sport
  • Shkencë
  • Kulturë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Bota

© 2022 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

Kjo faqe përdor Cookies. Duke vazhduar navigimin ju pranoni përdorimin e tyre. Për më shumë lexo Politikat e Privatësisë.