E enjte, 22 Shtator, 2022
18 °c
San Francisco
18 ° Enj
19 ° Pre
20 ° Sht
19 ° Die

R&R

“Cash” për video

“Cash” për videot, kushtet e përdorimit

TiranaPress.com vlerëson çdo raportim të qytetarëve në lidhje me ngjarje të ndryshme, me të cilat ata përballen gjatë përditshmerisë së tyre.
Tashmë, krahas lajmit të shpejtë dhe të verifikuar, TiranaPress.com do t’i ofrojë një hapësirë të posaçme publikimeve nga lexuesit në rastet kur ata kanë për të raportuar apo denoncuar problematika të ndryshme, të dokumentuara me video.

Për videot më të shikuara gjatë muajit, TiranaPress.com do të ofrojë edhe një shpërblim në “Cash” për dërguesin e saj, me kushtin që materiali të jetë ekskluziv.
Pas verifikimit, publikimit dhe monitorimit gjatë muajit të aktivitetit të saj në rrjetet sociale, stafi i TiranaPress.com do të kontaktojë vetëm dërguesit e videove që kanë marrë më shumë shikueshmëri në fund të muajit, të cilët do të shpërblehen edhe në “Cash” për materialin e ofruar.

Kushtet që duhet të përmbushë çdo video për t’u kualifikuar për shpërblim:

  • Videoja duhet të jetë ekskluzive, e papublikur në asnjë media apo rrjet social tjetër;
  • Të ngrejë një problematikë apo të denoncojë një fenomen;
  • Të mos ketë të drejta të mbrojtura nga palë të tjera;
  • Dërguesi të jetë i identifikueshëm dhe i kontaktueshëm nga stafi i redaksisë;
  • Të renditet në tre ndër videot më të shikuara të muajit në rrjetet sociale të TiranaPress.com;
  • Pas dërgimit të videos në redaksi, qytetari heq dorë nga çdo e drejtë nga videoja e tij. Të gjitha të drejtat i përkasin TiranaPress.com.