E enjte, 11 Gusht, 2022
Tirana Press
  • Kryesore
  • Biznes
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Teknologji
  • Sport
  • Shkencë
  • Kulturë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Bota
Tirana Press

“Kosto e paprecedentë për Putin”! Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7: Ndalojmë importin e arit rus!

by jurgennikola
26/06/2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të Grupit G7 do të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia, një hap që udhëheqësit shpresojnë se do ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur kosto të paprecedentë Putinit për t’i mohuar atij të ardhurat, që i nevojiten për të financuar luftën kundër Ukrainës. Së bashku, G7 do të njoftojë se ne do të ndalojmë importin e arit rus, një eksport i madh që kap dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”, shkruan Presidenti Biden.

The United States has imposed unprecedented costs on Putin to deny him the revenue he needs to fund his war against Ukraine.

Together, the G7 will announce that we will ban the import of Russian gold, a major export that rakes in tens of billions of dollars for Russia.

— President Biden (@POTUS) June 26, 2022

Një njoftim zyrtar pritet të martën në kuadër të takimit vjetor të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara.

Presidenti Biden dhe aleatët e tij të G7, fillojnë të dielën takimin e nivelit të lartë për të diskutuar strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të dëmtojnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Disa orë përpara hapjes së takimit, Rusia kreu sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, sulmet e para të të tilla nga Rusia në tre javë.

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden thanë se ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë dhe se ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë për Rusinë pjesëmarrjen në tregjet botërore.

Previous Post

Kapitalisti i së nesërmes duhet të jetë i ndërgjegjshëm nga ana shoqërore

Next Post

Rreth 18 mijë policë, 16 km gardh dhe 180 mln euro për sigurinë! Nis takimi i 7 fuqive botërore, temat “e nxehta” të samitit të G7-ës

Next Post
Rreth 18 mijë policë, 16 km gardh dhe 180 mln euro për sigurinë! Nis takimi i 7 fuqive botërore, temat “e nxehta” të samitit të G7-ës

Rreth 18 mijë policë, 16 km gardh dhe 180 mln euro për sigurinë! Nis takimi i 7 fuqive botërore, temat “e nxehta” të samitit të G7-ës

ADVERTISEMENT

Recommended

Renditja e shoqërive më të mëdha të auditimit

Renditja e shoqërive më të mëdha të auditimit

6 muaj ago
Të ardhurat në Portin e Durrësit më 2021, tejkalojnë me 48% vitin 2019

Të ardhurat në Portin e Durrësit më 2021, tejkalojnë me 48% vitin 2019

6 muaj ago

Më Shumë

  • Editoriali
  • Kontakt
  • Reklamohu
  • Politikat e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • R&R

Menu

  • biznes
  • Bota
  • ekonomi
  • Kosove
  • kryesore
  • kulture
  • politike
  • Rajon
  • shkence
  • Sport
  • Teknologji

Adresa

  • NMG
  • TheSportyNews
  • Sipermarresi

Rreth Nesh

TiranaPress.com është një platformë mediatike me qëllim informimin e publikut në mënyrë transparente, të paanshme dhe kohërente.

© 2022 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

  • Kryesore
  • Biznes
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Teknologji
  • Sport
  • Shkencë
  • Kulturë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Bota

© 2022 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

Kjo faqe përdor Cookies. Duke vazhduar navigimin ju pranoni përdorimin e tyre. Për më shumë lexo Politikat e Privatësisë.